Dorëzohen stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë të Kosovës

Dorëzohen stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë të Kosovës

Presidenti Agim Ademi së bashku me kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, të martën kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë, në mesin e tyre edhe dy femra, Lumnije Muhadri dhe Florentina Kallaba.

Presidenti Ademi i përgëzoi gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë, e gjithashtu i uroi që në të ardhmen të ketë sa më shumë gjyqtar kosovarë me stemë të FIFA-s. Ademi u shpreh se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe uroi që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë. Ndër të tjera i pari i FFK-së tha se me implementimin e teknologjisë VAR, gjyqtarëve u është lehtësuar puna duke u zvogëluar edhe mundësia për gabime.

Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA të konfirmojë stemat për: tre gjyqtarë kryesorë, shtatë asistentë si dhe tre gjyqtarë të futsallit.

Po ashtu vlen të theksohet se që nga ky vit në bazë të kategorizimeve që bënë UEFA, gjyqtarët kryesorë dhe ata të futsallit janë avansuar në kategorinë e dytë.

Gjyqtarë kryesorë
Genc Nuza
Visar Kastrati
Besfort Kasumi

Asistentë
Lumturije Muhadri
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Fatmir Sekiraqa
Edmond Zeqiri
Besnik Morina
Granit Hyseni

Gjyqtarë të futsallit
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Florentina Kallaba

/Gazeta Enigma/

Related Articles