Policia ka njoftuar se një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas tyre dyshohet se në mesnatën e së martes, një burrë i moshë 30 vjeçare se e ka vrarë nënën e tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.
“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor”.
“Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ai
