Ka përfunduar protesta e organizuar nga OVL-UÇK në Strasburg të Francës.
Kjo protestë kishte për qëllim të shprehte mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë dhe të kërkonte drejtësi për ta.
OVL-UÇK, ka njoftuar se gjatë kësaj proteste u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës.
