Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan të mërkurën në kuadër të zbatimit të planit operativ ka dënuar një person për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ku kufizimi ishte 40 km/h ndërkaq voziste 101 km/h.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj dhe tri pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.
Policia po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 0385045047001. / Gazeta Enigma.