Të mërkurën ka ndërruar jetë një person i cili javë më parë pësoi aksident të fshatin “Fushticë e Epërme” të Drenasit.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, personi në fjalë ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
“Fsh. Fushticë e Epërme, Gllogoc 31.03.2023 – 10:50. Me 12.04.2023 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar dhe duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”.