Gjilan: Arrestohet një serb, tentoi t’i korruptonte policët me 20 euro

Një shtetas serb u arrestua në Gjilan, pasi që i njëjti u ofroi zyrtarëve policorë 20 euro ryshfet, kur u ndal me kamionin e tij për kontrollim të dokumenteve.

45-vjeçari me inicialet V.J., u arrestua dhe paratë u konfiskuan si dëshmi për gjykatën.

I njëjti është ndaluar për 48 orë për veprën penale ”Dhënia e ryshfetit”.

Related Articles