Drenica dhe Gjilani i ndajnë pikët në Skenderaj

Drenica dhe Gjilani i ndajnë pikët në Skenderaj

Drenica dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 25-të nga penalltia.

Gjilani e barazoi rezultatin në minutën e 71-të me Shend Kelmendin.

Drenica mbeti me një lojtar më pak në minutën e 77-të, pasi Fatlum Gashi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Gerhard Prognit.

Pas këtij barazimi Gjilani bie në vendin e tretë me 36 pikë.

Kurse, Drenica mbetet në vendin e gjashtë me 24 pikë.

Related Articles