Drenica dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës.
Ekipi i Tahir Lushtakut dhe ai i Ismet Munishit kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, por në fund pa fitues.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit gjeten golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 14-të dhe ishte Denisson, i cili shënoi për epërsinë e vendasve 1-0.
Në pjesën e dytë, Gjilani pati diçka më shumë nga loja, por vetëm në fund arriti ta gjej golin e barazimit.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli i riu Muhamed Dubova, i cili në shtesë shënoi për 1-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Në ndeshjen e radhës, Drenica udhëton te Dukagjini, ndërsa Gjilani luan në udhëtim te Feronikeli.