Drenica ka arritur të shënojë fitore ndaj Malishevës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë të BKT Superligës së Kosovës.
Drenicasit e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar seriozisht që në start.
Por për të parë golin e parë në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 21-të e ndeshjes, kur harkimit të Genc Hamitit iu përgjigj bukur me kokë Harallamb Qaqit për 1-0.
Malisheva pasi pranoi gol tentoi të barazojë, ku Hyseni kishte rast të mirë, por pa sukses.
Në pjesën e dytë edhe pse të dy skuadrat provuan të shënojnë rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që Drenica të marr fitoren e radhës.
Me këtë fitore Drenica është lider në Superligë me 14 pikë, ndërsa Malisheva mbetet e katërta me 11 pikë.