Drenica merr fitore në udhëtim te Ulpiana

Drenica merr fitore në udhëtim te Ulpiana

Drenica ka marrë një tjetër fitore në edicionin e ri të Superligës së futbollit të Kosovës.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në frymën e fundit ndaj Ulpianës në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë me rezultat 0-1.

Ishte një ndeshje shumë e mirë nga të dyja skuadrat, por edhe rastet që krijuan në pjesën e parë nuk i shfrytëzuan asnjëra.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me rezultat të bardhë 0-0.

Ulpiana ishte në kërkim të golit të fitores, por nuk i shfrytëzuan disa raste të mira shënimi që iu ofruan.

Në anën tjetër Drenica arriti fitore në minutën e 92-të, kur Kreshnik Uka realizoi me kokë për 0-1.

Kjo ishte fitorja e tretë e Drenicës këtë kampionat, derisa ka edhe një barazim.

Pas katër javëve, Drenica prinë në renditje me 10 pikë, derisa Ulpiana mbetet e fundit me vetëm një pikë.

Javën e ardhshme Drenica do ta pres Dritën në Skenderaj, derisa Ulpiana është mysafire e Gjilanit.

Related Articles