Infektologu, Shemsedin Dreshaj, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se është fatkeqësi që jeta njerëzore po trajtohet vetëm si shifër në statistikat ditore të infeksioneve me COVID-19.
Dreshaj ka shkruar në Facebook se shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre.
“Është fatkeqësi e madhe që jeta njerëzore po trajtohet nga shteti vetëm si shifër në statistikat ditore të të infektuarve. Jeta është e shenjtë dhe është obligim shtetëror që ajo të mbrohet. Vet shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Dreshaj.
“Në Klinikën Infektive, nuk punon as porta dezinfektuese. Brenda klinikës, në mungesë stafi, po kujdestarojnë edhe kryeinfermierët. Fuqia shpirtërore e këtyre grave dhe burrave është për admirim. Nuk dorëzohen asnjëherë”, ka shkruar Dreshaj.