Janë mbyllur dy ndeshje tejet interesante në javën e 29-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Dritës ka barazuar pa gola ndaj Dukagjinit, në një ndeshje tejet interesante.
“Intelektualët” me këtë barazim humbasin vendin e parë dhe mbetën vetëm me 57 pikë, kurse Dukagjini në pozitën e pestë me 39 pikë.
Fitore në këtë javë arriti Ballkani, që minimalisht 0 me 1 mposhti ekipin në krizë, Drenicën.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Edvin Kuc në minutën e 45’të, dhe ia siguroi tre pikë të mëdha ekipit nga Suhareka.
Me këtë fitore, ekipi i Ilir Dajës shkon në kuotën e 58 pikëve në pozitën e parë, një më shumë se Drita (57).