Derbi i javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar mes Dritës dhe Ballkanit është mbyllur pa fitues.
Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 2:2 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Besnik Krasniqi hapi serinë e golave në minutën e 11-të duke shënuar nga penalltia për epërsinë e parë të Dritës.
12 minuta më vonë shifrat u barazuan nga një gol i Albin Berishës nga afërsia.
Drita e nisi më mirë pjesën e dytë duke rikthyer avantazhin pas katër minutave me anë të Simonovskit që shënoi me kokë.
Megjithatë, kampionët në fuqi nuk u dorëzuan dhe barazuan me Rrahmanin në minutën e 74-të.
Në takimin tjetër, Ferizaj ka shkaktuar befasinë e javës duke triumfuar 1:2 në udhëtim te Llapi në Podujevë.
Kjo ishte fitorja e parë për Ferizajn në drejtimin e trajnerit Panadiq.