Skuadra e Dritës ka fituar derbin ndaj Gjilanit në xhiron e 25’të të Superligës së Kosovës.
Ekipi i Arsim Thaqit ka mposhtur atë të Zekrija Ramadanit në derbin më të madh kosovar me rezultatin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë duel e ka shënuar mesfushori, Blendi Baftiu.
Bafiu realizoi golin e vetëm në fundin e pjesës së parë.
Drita me këtë fitore mund të dal në vendin e parë në rast se Ballkani dështon në Podujevë.