Drita mposhtë Malishevën, ngjitet në tabelë

Drita mposhtë Malishevën, ngjitet në tabelë

Drita ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-1, në një ndeshje të luajtur të mërkurën, ndeshje kjo që ishte planifikuar për xhiron e parë të Superligës, por që nuk u zhvillua për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në ndeshjet ndërkombëtare.

Drita kaloi në epërsi në pjesë të parë nga një goditje nga pika e bardhë, ndërkohë që rezultatin e thelloi në 2-0 në pjesë të dytë.

Skuadra nga Malisheva arriti më pas që ta ngushtojë rezultatin, por nuk realizoi një gol të dytë për të marrë të paktën një pikë nga kjo ndeshje.

Tani Drita gjendet në vendin e gjashtë, me dy ndeshje më pak, ndërkohë Malisheva është në vendin e tretë pas pesë ndeshjeve. /Gazeta Enigma

Related Articles