Vizat dolën të jen problem kryesor për xhudistët kosovar që mos të merinin pjesë në Kampionatin Ballkanik U13 që u mbajt në Sarajevë.
Kështu ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka. Kuka ka bërë të ditur se jo vetëm gjeneratat e reja, por edhe seniorët po hasin në vështirësi që të pajisen me viza për të marrë pjesën ë gara ndërkombëtare, shkruan Gazeta Enigma.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë (pa ndërhyrje) të Kukës në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social:
Me shkas…
Ditë më parë na u desht të anulojmë një garë për fëmijët gjegjësisht atje u mbajt Kampionati Ballkani U13 që u mbajt në Sarajevë!
Arsyeja – procedura të tepërta për pajisje me vizë rrjedhimisht koha e shkurtë!Reklama
Pas disa javësh në Sarajevë do mbahet Evropiani U23 dhe mesin e garuesve do jenë edhe Erza,Riosi e Laura pretendentë për medalje!
Prapë procedura e probleme me viza.
Për garuesit e sipërpërmendur kemi aplikuar edhe për Pasaportë Shqiptare për evitimin e problemeve të tilla.
Me shpresë për mirëkuptim nga Qeveria e shtetit tonë Amë!
Me Federatën e Bosnes kemi marrëdhënie të shkelqyeshme por pjesa politike e tyre është ndryshe.
Foto me ekipin Olimpik para disa vitesh në Sarajevë.
Me shpresë në reflektim të politikës së shtetit Boshnjak por edhe në pritje të përgjegjes pozitive nga Shteti Shqiptar!
Foto me Ekipin Olimpik para Lojërave Olimpike në Tokio në qytetin e Sarajeves.