Barcelona nuk heq dorë nga shërbimet e Marcus Rashfordit

Barcelona nuk heq dorë nga shërbimet e Marcus Rashfordit

Sezoni 2022/2023 mund të jetë i fundit për Marcus Rashfordin te Manchester Unitedi.

Në fakt, 24-vjeçarit i skadon kontrata me Unitedin në fund të këtij sezoni, megjithatë e ka opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

“Sport” shkruan se Rashfordi, që po kalon formë të mirë këtë sezon, vazhdon të mbetet objektiv i Barcelonës.

Për anglezin Barça kishte shfaqur interesim edhe në afatin kalimtar të verës.

Këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në shtatë ndeshje me skuadrën angleze. Rashfordi është rritur si lojtar te Manchester Unitedi.

Related Articles