Përmes Kodit të ri Civil, pritet që të hapet rruga për të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë të drejtë të martohen me partner e tyre, pavarësisht gjinive që e përbjnë çiftin.
Kjo çështje ka zgjuar reagime të shumta në ditët e fundit në Kosovës se a duhet të votohet ky Kod i ri Civil.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët SDU-së, Duda Balje ka dalë me një qëndrim për çështjen e martesave të gjinisë së njëjtë, raporton Gazeta Enigma.
Duda Balje ka thënë se si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilën i përket, prandaj vota e saj do të jetë kundër.
“Të dashur qytetr, Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë. Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka shkruar Duda Balje./GazetaEnigma/