Kryeministri në detayrë, Albin Kurti, sot ka zhvilkuar një takim me Duda Balje nga Lidhja Socialdemokrate Boshnjake e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas takimit Duda Balje para mediave tha se ata diskutuan bashkë për kërkesat e tyre. “Nuk kemi marr asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim, është vetëm takimi i parë”, tha ajo.
Balje tutje ka deklaruar se ajo ka kërkuar krijimin e një komune boshnjake në Kosovë, reformat në arsim dhe tretman të barabartë me të gjithë deputetët.
“Komuna e boshnjakëve, reformat në arsim me tretmani i barabartë me të gjithë deputetët që kanë një vend në Kuvend”, deklaroi ajo.
Takimi i radhës me Kurtin ajo tha se nuk është caktuar ende. Ndërsa kur u pyet se e a do të takohet edhe me partitë tjera nga opozita, Balje tha se veçse kanë pasur disa takime.
“Jemi takuar edhe më herët kemi biseduar jemi pjesë e Kuvendit dhe kemi të drejt të flasim me të gjithë. Kushtet e njëjta i kemi për të gjitha partitë. Kemi me pas takim me kryesinë e partisë dhe pastaj kemi me vendos”, ka përfunduar ajo. /Gazeta Enigma/