Armand Duka ka fituar mandatin e gjashtë radhazi si kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pasi mori shumicën e votave, Duka ka deklaruar se është i emocionuar me votëbesimin që ka marrë.
Ai potencoi se ka kaluar momente jo të mira në javët e fundit.
“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falënderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Duka./GazetaEnigma/