Dukagjini mposht Feronikelin në Drenas

Dukagjini mposht Feronikelin në Drenas

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 0-3 ndaj Feronikelit, ndeshje e cila u zhvillua në Drenas në kuadër të xhiros së 22-të në Superligë.

Jean Carioca shënoi për 0-1 në minutën e 51-të.

Për 0-2 shënoi mbrojtësi Ardin Dallku në minutën e 65-të.

Për rezultatin përfundimtar 0-3 shënoi Ahmed Januzi në minutën e 82-të.

Pas kësaj fitoreje Dukagjini pozicionohet në vendin e nëntë me 21 pikë.

Kurse, Feronikeli në vendin e 10-të me 11 pikë./GazetaEnigma/

Related Articles