Ulpiana fiton me lehtësi ndaj Drenicës

Ulpiana fiton me lehtësi ndaj Drenicës

Ulpiana ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Drenicës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit i kaloi në epërsi Goncalves në minutën e 28-të me një gol të bukur.

Për 2-0 shënoi Shkalla në minutën e 54-të.

Për 3-0 shënoi Trimnor Selimi në minutën e 87-të.

Golin e vetëm për Drenicen e shënoi Kreshnik Uka.

Pas kësaj fitoreje Ulpiana pozicionohet në vendin e tetë me 22 pikë.

Kurse, Drenica pozicionohet në vendin e pestë me 28 pikë./GazetaEnigma/

Related Articles