Dukagjini siguron barazhin, pasi ka fituar me rezultat 2:1 ndaj klubit të Flamurtarit dhe tani synon hyrjen në Superligë.
Dukagjini dhe Flamurtari paraprakisht kishin përmbyllur edicionin 2020/21 në pozitat e dyta të grupit A, rrespektivisht grupit B në Ligën e Parë, dhe kjo ndeshje ishte përcaktuese se cila nga këto dy ekipe do të luaj në ndeshjen e barazhit për të hyrë në Superligë.
Pas kësaj fitore, Dukagjini tani do të ndeshet me skuadrën e cila pozicionohet në pozitën e tetë të renditjes finale në Superligë.
Loja nisi me një super gol nga gjuajtja e lirë të cilën e shënoj Fatlum Gashi në minutën 22.
Me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe 2 gola tjerë, një nga Dukagjini dhe tjetri nga Flamurtari.
Në minutën e 72-të, Labinot Osmani dyfishoj epërësinë e Dukagjinit, ndërsa në minutën.
Flamurtari provoj të kthehet në lojë duke shënuar një gol në minutën e 83-të, i cili gol ishte dhe i fundit i ndeshjës.
Të dy këto skuadra u larguan nga Superliga edicionin e kaluar, mirëpo u mobilizuan shpejtë dhe kërkuan përgjatë gjithë këtij edicioni kalendarik rikthimin në elitë.