Karateistet e Kosovës e zënë vendin e shtatë në Kampionatin Evropian

Karateistet e Kosovës e zënë vendin e shtatë në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në karate në konkurrencën e femrave ka zënë pozitën e shtatë ekipore në Kampionatin Evropian “Poreç 2021”.

Karateistet e Kosovës kanë shënuar dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi dhe për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca. Vashat tona prisnin rastin që përmes repesazhit të kërkonte medaljen e bronztë, por humbja e Francës në gjysmëfinale, ua pamundësoi vazhdimin tutje.

Kështu që vashat e Kosovës, kanë zënë vendi e shtatë nga 34 kombëtare pjesëmarrëse në ekipore dhe po vlerësohet sukses nga KOK-u.

Related Articles