Durmishi: Nga sot hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 ton

Durmishi: Nga sot hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 ton

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimit në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 ton.

Vendimi vlen nga data 14 korrik deri më 31 korrik të 2024-ës, nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlen nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e Durmishit.

Po ashtu edhe ministria e Shëndetësisë, si pasojë e vapës së madhe në Kosovë, kanë marr vendim që të kufizohet orari i punës për gratë shtatzëna, punëtorët e ndërtimtarisë dhe qytetarët që janë me sëmundje kronike.

Po ashtu edhe IKShPK-ja, ka dhënë herë pas here këshilla se si të mbrohemi nga vala e të nxehtit.

Related Articles