Durmishi: Ura mbi Ibër do jetë e gatshme për qarkullim në shtator

Durmishi: Ura mbi Ibër do jetë e gatshme për qarkullim në shtator

Zëvendës ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se ura që po ndërtohet mbi lumin Ibër e që lidhë Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut, do jetë e gatshme në shtator për qarkullim të këmbësorëve dhe automjeteve.

“Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës. Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit”, shkroi Durmishi në një postim në Facebook.

“Në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve”, u shpreh tutje ai.

Related Articles