Dy burra kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur më 7 qershor 2025, rreth orës 01:15 në rrugën “Ivo Lola Ribar”, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me rastin Policia ka nisur hetimet, ku edhe ka njoftuar se njëri nga të sulmuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore, i cili ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Ndërsa një ditë më parë rreth orës 20:00, në rrugën “Krajl Petar” janë raportuar mbishkrime në mure me përmbajtje “Kosovo je Srbija”, të cilat dyshohet se nxisin përçarje dhe mos durim ndëretnik.