Të enjten, kryeqyteti është bërë cak i grabitjeve.
Gazeta “Enigma” ka raportuar më herët për një grabitje të armatosur në një market në Prishtinë, ku është kryer nga tre persona.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se grabitja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” dhe është kryer nga tre persona.
“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Borovci.
Por, dyshohet se këta persona në mbrëmjen e së enjtes, kanë vjedh edhe në një market tjetër. Bëhet fjalë për dyqanin “Kam” në lagjën Matiqan.