Vrasja e trefishtë në Gllogjan, rikthehen historinë e vetëvrasjes së 20 vjeçares

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, rikthehen historinë e vetëvrasjes së 20 vjeçares

Me 26 nëntor të këtij viti, vendi ynë u trondit nga sulmi me armë i një autobusi në Gllogjan të Deaçanit, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës, shkruan Gazeta Enigma.

Dy javë pas kësaj ngjarje Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj tre persona të dyshuar për vrasjen e trefishtë.

Mbrëmjen e së shtunës, Prokuroria e Themelore e Pejës në një konferencë për media bëri të ditur se kanë prangosur tre persona të dyshuar për vrasjen në Gllogjan dhe të njëjtit me vendimin e prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Mirëpo, në këtë konferencë gazetarët nuk u lejuan të bënin pyetje, ani pse në media dolën versione të ndryshme rreth motivit që dyshohet se la të vdekur tre persona.

Para mediave u paraqit kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

 Kryeprokori, Agim Kurtmehaj

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.

Ai theksoi se shkaku i ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japin detaje të tjera.

“Nuk mund të japim informata të tjera që do të mund ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne si Prokurori zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre, do të vazhdojmë me intensitet të shtuar për ta ndriçuar këtë rast deri në fund. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të marrim pyetje”, potencoi Kurtmehaj.

Pas konferencës reagoi kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili i përgëzoi organet e rendit për arrestimin e tre personave.

“I përgëzoj organet e drejtësisë, në zbardhjen e rastit, konkretisht në kapjen e të dyshuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan. I inkurajoj organet e rendit të shtetit tonë, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan” shkroi Ramosaj.

Sipas, burimeve të Enigmës brenda Prokurorisë Themelore në Pejës, dyshohet se arsyeja e vetëvrasjes së 20-vjeçares të jetë shoferi i vrarë, Gani Gjokaj.

Heroina Mehmetaj, studente e shkëlqyer e Fakultetit Juridik në Pejë u gjet e varur në litar mëngjesin e 14 qershorit 2020.

Prokurori Haxhi Sinanaj në atë kohë kishte konfirmuar  se 20 vjeçarja, nga fshati Gllogjan i Deçanit i dha fund jetës duke u varur në litar.

Kurse, mjekësia ligjore kishte konfirmuar zyrtarisht se 20 vjeçarja është vetëvarur, por ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë.

Ndryshe, me 26 nëntor u sulmua autobusi në Gllogjan të Deçanit, ku nga të shtënat në drejtim të një autobusi mbetën të vrarë tre persona, në mesin e tyre shoferi i autobusit dhe dy nxënës, përderisa një tjetër nxënës mbeti i plagosur.

Kurse, Qeveria e Kosovës ofroi shpërblim në vlerë 20 mijë euro, për këdo që jep informacione që dërgojnë në arrestimin e autorëve të krimit./Gazeta Enigma/

Related Articles