Policia e Kosovës, ka njoftuar se disa muaj pasi ka sulmuar seksualisht një të mitur, është arrestuar një qytetar nga Ferizaji, raporton Gazeta “Enigma”.
“Lidhur me rastin, më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.
Dy muaj më parë e sulmoi seksualisht të miturën, arrestohet ferizajasi
