Sot për herë të parë në EURO 2024 do luhen dy ndeshje në të njëjtën kohë, nga ora 21:00, njofton Gazeta Enigma.
Skocia do të përballet me Hungarinë, ndërsa ndeshja që pritet të jetë më interesante është ajo mes Zvicrës dhe Gjermanisë.
Të katër kombëtaret janë pjesë e grupit A, me Gjermaninë që prin në grup me gjashtë pikë, e ndjekur nga Zvicra me katër.
Skocia është e treta me një pikë, ndërsa Hungaria ende nuk ka nxjerrë një pikë të vetme nga dy përballjet e mëhershme. /Gazeta Enigma