Sanksionet janë e vetmja rrugë për të penalizuar Rusinë, pa rrezikuar një luftë në shkallë globale, po vlerëson presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Joe Biden.
Ai kështu u shpreh gjatë një interviste me Brian Tyler Cohen, kur u pyet për qasjen amerikane karshi agresionit rus që tashmë po shprehet në shtetin ukrainas, përcjell Gazeta Enigma.
”Ka dy opsione. Të fillosh Luftën e Tretë Botërore, të shkosh në luftë fizike me Rusinë. Ose opsioni i dytë: Të sigurohesh se një vend që vepron aq rëndë kundër Ligjit Ndërkombëtar paguan për atë që ka bërë”, është shprehur presidenti amerikan Joe Biden./Gazeta Enigma/
.@POTUS justifies severe sanctions on Putin: "You have two options. Start a third World War– go to war with Russia physically, or two, make sure that a country that acts so contrary to international law ends up paying the price for having done it." pic.twitter.com/0ehvN4IfWz— Brian Tyler Cohen (@briantylercohen) February 26, 2022