Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar të martën në Prizren pasi dyshohen se i kanë dëmtuar disa varreza, raporton Gazeta Enigma.
Të arrestuarit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, derisa ndaj tyre është iniciuar vepra penale “dëmtim i varrezave apo kufomave”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur tek disa varreza. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. / Gazeta Enigma.