Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë dhe Podujevë ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se një person është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë. Policia ka bërë të ditur se është duke i hetuar rastet, raporton Gazeta Enigma.
“Fsh. Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./GAZETA ENIGMA/