Kishin sëmundje kronike – ShSKUK jep detaje për dy personat që vdiqën në infektivë

Kishin sëmundje kronike – ShSKUK jep detaje për dy personat që vdiqën në infektivë

Dy pacientë kanë vdekur në Klinikën Infektive, të cilët pos sëmundjeve të rënda kronike, ishin të prekur edhe nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë të të ditur drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, përmes një videoja të publikuar në facebook.

Tutje ai ka njoftuar se aktualisht në këtë repart janë duke u trajtuar 10 persona dy nga ta me oksigjeo-terapi.

“Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje, njëri në moshën 80 vjeçare i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë ngase ka pasur sëmundje tjera të rënda kronike”, deklaroi Vishaj.

Tutje ai ka shtuar se “pacienti tjetër është i moshë 67-vjeçare i cili po ashtu lëngonte nga sëmundje të rënda kronike që ishte duke u trajtuar edhe më parë në Klinikën Infektive”.

“Për momentin në Klinikën Infektive kemi mjaftueshëm oksigjeno-terapi, kemi barna dhe staf mbështetës mjaftueshëm. Nuk ka nevoj për panikë, ne jemi duke e përcjelluar me vëmendje të shtuar situatën epidemiologjike dhe varësishtë nga situata do të veprojmë”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles