Dy persona hynë ilegalisht nga Serbia për në Kosovë, ndalohen

Dy persona hynë ilegalisht nga Serbia për në Kosovë, ndalohen

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e vendit nga Serbia.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:25, kur njësi patrulluese ndaloi një automjet me targa të huaja.

Automjeti drejtohej nga një kosovar, ndërsa pasagjer ishte një shtetas i huaj.

“Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia. / Gazeta Enigma.

Related Articles