Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.
Një përleshje fizike ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Shishman të Gjakovës, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se të dyshuarit janë arrestuar.
“Me datën 01.05.2023 rreth orës 22:30 viktima, mashkull i moshës madhore ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, meshkuj të moshës madhore . Rasti ka në fshatin Shishman-Gjakovë. Të dyshurarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor””, tha Elezaj.