Xavi: Lewandowski është rikthyer

Xavi: Lewandowski është rikthyer

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat, atë ndaj Osasunës në Camp Nou. Tekniku i blaugranave theksoi se Robert Lewandowski është rikthyer në versionin e tij më të mirë ndërsa shtoi se kundërshtarët e tyre do të luajnë ndeshjen e jetës sidomos në këtë moment ku mund të pretendojnë një vend në Kupat e Europës.

“Nuk e di me çfarë rreshtimi do të zbresë në fushë Osasuna, por di që do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së tyre. Nuk do të kursehen pasi janë duke zhvilluar një sezon të madh, por nga ana tjetër edhe për ne është një ndeshje e rëndësishme pasi nëse fitojmë bëjmë një hap më shumë drejt titullit. Duhet të tregojmë vazhdimësi.

A është kthyer Lewandowski? Mendoj se po dhe kjo jo vetëm për golat. Mendoj se tashmë është më dinamik në fushë dhe ka bërë hapa përpara. Është e kuptueshme që gjatë një sezoni ka momente në të cilat nuk ndjehesh mirë, sidomos pastaj kur vjen puna te një sulmues pasi atyre ju duhen edhe golat. Por, unë e them me siguri se sezoni i Lewandowskit është brilant.

Menaxhimi i Yamal? Lamine Yamal është një person shumë i qetë pavarësisht moshës. Ai është me këmbë në tokë dhe është shumë inteligjent. Nuk do të kem probleme në menaxhimin e tij”, u shpreh Xavi.

Related Articles