Dy persona kanë mbetur të plagosur në qendër të Klinës nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 13:40, raporton Gazeta Enigma.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, kurse në vendin e ngjarjes është duke qëndruar Polica e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Gazetën Enigma plasgosjen e dy personave në qendër të Klinës.
Motivet e kësaj ngjarje ende janë të panjohura.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për Gazeta Enigma.