Dy policë kosovarë janë plagosur mbrëmë rreth mesnates në Skënderaj.
Dy policë kosovarë janë plagosur mbrëmë rreth mesnates në Skënderaj.
Siç raporton portal “Jepi zë”, sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15.
Portali mëson se njëri zyrtar është goditur në kokë, ndërsa tjetri në trup.
Kjo, derisa i dyshuar për rastin, raportohet të jetë ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe disa familjarë të tij.
Gjithnjë, sipas “Jepi zë”, të plagosur me këtë rast, kanë mbetur policët Enver Smakiqi dhe Mergim Geci.
Siç mësohet, gjithçka ndodhi për një gjobë që policët i shqiptuan personit të dyshuar, i cili nxori armën dhe gjuajti në drejtim të policëve.
Edhe këta të fundit kishin nxjerrë armët, duke shkëmbyer zjarr.
LEXO EDHE: Mësohen emrat e dy policëve që u plagosën sonte në Skënderaj