Dy shqiptarë kapen me drogë në vlerë prej tre milionë eurosh në Itali

Dy shqiptarë kapen me drogë në vlerë prej tre milionë eurosh në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në qytetin e Bolonjas, ku u zhvillua aksioni policor.

Ata u kapën me drogë në vlerë prej 3 milionë eurosh.

37 kilogramë kokainë dhe 440 kilogramë hashash, u sekuestruan gjatë operacionit të koduar “Maksi”.

Brenda shtëpisë që përdorej nga të dyshuarit, u konfiskuan edhe 61 mijë euro kesh e po ashtu u gjet edhe armë dhe municion.

Gjatë bastisjeve, u gjet edhe një armë dhe 6 mijë e 380 gëzhoja në një dhomë, shkruan media italiane ‘bolognaindiretta’.

Të dyshuarit janë të msohës 28 dhe 29 vjeçare.

Related Articles