Dy super ndeshje zhvillohen sot në Superligë

Dy super ndeshje zhvillohen sot në Superligë

Java e pestë në BKT Superligën e Kosovës do të startojë sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, mes Ballkanit dhe Llapit.

Do të jetë një sfidë shumë interesante ku dy ekipet kërkojnë maksimumin e pikëve.

Vendasit kanë grumbulluar tetë pikë pas katër xhirove dhe duan fitore për të kaluar në pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër Llapi nuk i ka aspak punët mirë, pasi ka vetëm dy pikë në katër javët e para dhe është në kërkim të fitores së parë në kampionat.

Duke parë rëndësinë e pikëve dhe rivalitetin që kanë krijuar kohëve të fundit këto dy ekipe, atëherë takimi në Suharekë pritet të jetë shumë i nxehtë.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Malishevë me fillim nga ora 16:00.

Debutuesit në BKT Superligë, Malisheva do ta pres Feronikelin që është këndellur në dy xhirot e fundit.

Të dyja skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve dhe përballja e tyre në Malishevë pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshjet e ditës së sotme do të zhvillohen të dyja me fillim nga ora 16:00.

Related Articles