Dy të arrestuar për trafikim me njerëz, Prokuroria jep detaje

Dy të arrestuar për trafikim me njerëz, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar të hënën caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për “Trafikim me njerëz”, raporton Gazeta Enigma.

Nga Prokuroria ndër të tjera kanë dhënë detaje mbi rastin.

“Ekziston dyshimi i bazuar se muaji gusht i vitit 2024 e deri  me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të villave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, me këtë kishin për të kryer veprën penale në bashkëkryerjeje  dhe në vazhdim “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Të dyshuari janë arrestuar të shtunën dhe ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh. / Gazeta Enigma.

Related Articles