Dy të plagosurit sot në Prishtinë janë në gjendje të rëndë

Dy të plagosurit sot në Prishtinë janë në gjendje të rëndë

Dy personat që mbetën të plagosur në mëngjesin e sotëm në Prishtinë, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka bërë të ditur dejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Dy të plagosur me armë zjarri janë sjellë në Qendrën Emergjente rreth orës 4 të mëngjesit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të dy pacientët. Njëri është dërguar menjëherë në sallë të operacionit të emergjencës, ku janë duke punuar ekipet kujdestare të kirurgjisë vaskulare, abdominale. Gjendja e tij është e rëndë dhe jo stabile. Kurse i plagosuri i dytë është ende në Qendrën Emergjente duke obsveruar, po ashtu në gjendje të rëndë por stabile për momentin”, thuhet në përgjigjen e Sylës.

Të plagosurit janë të moshës 31 dhe 36 vjeç. / Gazeta Enigma.

Related Articles