Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Shtime, Policia arreston një person

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Shtime, Policia arreston një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktima ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Lidhur me këtë rast një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Industria, Shtime 15.04.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

Related Articles