Dy të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar 23 raste të reja pozitive, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 114 qytetarë.

Një rast i vdekjes është regjistruar në Lipjan, një grua e moshës mbi 80-vjeçare, dhe një në Gjilan, një burrë i moshës 70-79 vjet.

Në total në Kosovë janë regjistruar 160.193 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 2961 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 154.995 qytetarë, janë 2237 raste aktive.

Related Articles