Dy të vdekur në aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Dy të vdekur në aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste aksidentesh trafiku dhe veprime policore në mbarë vendin.

Sipas statistikave zyrtare, janë shënuar dy aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, janë regjistruar 32 aksidente trafiku me dëme materiale.

Sllatinë, Rr. Prishtinë-Pejë / 06.02.2026 – 19:47. Sot me datë 07.02.2026 rreth orës 11:00 derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK – si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku viktima m/k, ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”.

Loxhë, Pejë / 07.02.2026 – 08:00. Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër kosovare drejtuese e njërës nga veturat e involvuara në aksident, si dhe lëndime trupore ka pësuar një m/k, drejtues i veturës tjetër, i cili dhe dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor”.

Related Articles