Dy vetura sulmohen nga persona të panjohur në Zveçan

Dy vetura sulmohen nga persona të panjohur në Zveçan

Dje në Zveçan, në dy raste të ndryshme, janë sulmuar dy vetura nga persona të panjohur.

Rasti i parë ka ndodhur në orën 10:00, për çka ankuesi ka raportuar se dy grupe personash të panjohur, disa me maska, e kanë sulmuar veturën e tij me mjete të forta.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në orën 23:30. Viktima ka thënë se të dyshuarit e kanë sulmuar me shkopinj bejsbolli, shufra metalike dhe gurë veturën e tij me targa vendore.

Nga sulmet janë shkaktuar dëme në vetura, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.

“SULM & DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË

·         Zveçan 06.06.2023 – 10:00. Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy grupe personash të panjohur, prej tyre disa me maska, e kanë sulmuar me mjete të forta duke i dëmtuar veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

·         Zveçan 06.06.2023 – 23:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me shkopinjë bejspolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë. Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Related Articles