Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujeve, pasi dyshohet se ka ngacmuar në vazhdimësi një vajzë kosovare.
Policia thotë se rasti ka ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2021. Sipas PK-së, i njëjti është dërguar në mbajtje pas intervistimit me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.