Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i mohoi dyshimet se ekipi i tij ka kurdisur ndeshjen me Feronikelit, sipas një hetimi të autoriteteve franceze, që u bënë të ditura të enjten.
Batatina i tha KOHËS se këto janë dezinformata.
“S’ka shans. Këto janë dezinformata dhe as nuk mendohet një gjë e tillë”, tha shkurtimisht Batatina.
Gazeta e madhe franceze, Le Parisien, ka shkruar të enjten mbrëma se Llapi i Podujevës është ekipi i dyshuar për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.
Mediat franceze fillimisht nuk kanë përmendur emrin e ekipit, por Le Parisien ka shkruar se bëhet fjalë për Llapin e Podujevës. Sipas Le Parisien, rrjeti i të përfshirëve është i madh, ndërsa janë edhe anëtarë të stafit drejtues dhe teknik të Llapit, si dhe disa lojtarë të kësaj skuadre.
Për kurdisjet, kryetari i Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi, tha për KOHËN se nuk është i informuar.